Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00 (sipas kohës në Kosovë).
Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje.
Për këtë takim trajneri Alain Giresse ka në dispozicion 25 futbollistë të grumbulluar, ku të gjithë janë të gatshëm dhe nuk ka asnjëri ndonjë lëndim, shkruan telegrafi.
Kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Dardanët në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Edhe në konferencën për shtyp trajneri Alain Giresse dhe kapiteni Samir Ujkani u shprehën optimistë për nisje të mbarë të kualifikimeve për Evropian.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...