Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë më 5 qershor në Oslo kundër Kombëtares së Norvegjisë. Në një atmosferë plot entuziazëm dhe energji pozitive, përzgjedhësi Franco Foda ka drejtuar stërvitjen e parë në përgatitje për këtë përballje të rëndësishme.
Stërvitja e parë u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, ku përveç Arijanet Muric, të gjithë lojtarët e tjerë të ftuar ishin prezent.
Seancat stërvitore do të vazhdojnë në dy termine çdo ditë deri në nisjen për në Oslo, më 3 qershor. Trajneri dhe stafi teknik kanë planifikuar një sërë seancash intensive që krahas punës në fushën e gjelbër do të përfshijnë edhe analiza taktike.
Atmosfera në kampin stërvitor ishte e ngrohtë dhe pozitive, me lojtarët që punonin ngushtë me njëri-tjetrin për të ndihmuar në krijimin e një uniteti të fortë skuadre.
Pas stërvitjes opinionet e tyre i dhanë prurja e re Art Smakaj dhe i rikthyeri Ermal Krasniqi.
“Jam shumë i gëzuar që do ta përfaqësoj Kosovën. Grumbullimi i parë për lojë miqësore por shumë lojë e rëndësishme për ndeshjet e ardhshme. Premtoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë, besoj që do të kthehemi me rezultat pozitiv dhe uroj të debutoj”, tha Smakaj.
“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova. Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja. Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, tha Krasniqi.
Për nesër janë paraparë dy seanca stërvitore, e para në orën 11:00 dhe ajo e pasdites në orën 17:00./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...