Para ndeshjes së dytë të turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ekipi Kombëtar i Kosovës në një ceremoni modeste, duke respektuar edhe viktimat e tërmetit në Turqi, ka shënuar 17 Shkurtin, 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë rast një fjalë rasti e mbajti anëtarja e KE-së dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, znj. Vjollcë Krasniqi.
Ajo para futbollisteve dhe stafit të kombëtates theksoi se e ka nderin dhe kënaqësinë që në emër të KE dhe të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, t’i përshëndesë dhe t’u urojë 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Për këtë ditë u sakrifikuan shumë breza e ndër ta edhe shumë sportistë e në veçanti futbollistë e futbolliste, për çka u jemi mirënjohës përjetë e mot. Kjo ceremoni është modeste meqë jemi larg Kosovës dhe për shkakun se vendi ku gjendemi ka pësuar një tragjedi, andaj me këtë rast u shprehim ngushëllime familjeve dhe mbarë popullit turk për viktimat e tërmetit”, ka thënë Krasniqi, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Vashat e Kombëtares së Kosovës, do të takohen nesër me Kombëtaren e Honkongut, në orën 11.00 në Kompleksin sportiv ‘Gold City’ dhe ato pas stërvitjes së sotme janë shprehur të gatshme për këtë takim, e ku do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë turne.
Shtabi teknik në krye me përzgjedhësen Anneli Anderson në seancën stërvitore para ndeshjes, duke u bazuar edhe në lëshimet që patën në ndeshjen e parë kundër Estonisë u përpoqën që t’i mënjanojnë ato.
Dardanet punuan me përkushtim dhe zell të madh në stërvitje, teksa synojnë që ta japin maksimumin në ndeshjen e nesërme.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...