Kosova e ka nisur me fitore turneun e FIBA YDF-së, duke mundur Rumaninë me shifrat 90:60 (23:12, 30:9, 14:18, 23:21) për U14.
Dardanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 13:2, e më pas e ngritën epërsinë në 21:6, ndërsa çereku i parë përfundojë 23:12. Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë, kurse ishin më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, duke shkuar në pushim me shifrat 53:21.
Rumunët shënuan tetë pikë radhazi në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, megjithatë djelmoshat e rinj kosovarë ruajtën epërsinë e krijuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:39. Në dhjetë minutat e fundit ishte lojë më e barabartë, por që u kontrollua nga Dardanët, që triumfuan 90:60.
Te Kosova u dalluan Yll Kastrati me 25 pikë e gjashtë kërcime, Edin Bacevac me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Ben Basha me 12 pikë e shtatë kërcime.
Nga ora 18:00 përballen Maqedonia Veriore me Kosovën femrat dhe nga ora 20:00 meshkujt mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Express/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...