Kombëtarja e Kosovës U21, sot e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Evropian “Euro 2025″.
“Dardanët” e rijnë do të jenë mysafir të Bullgarisë në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” më fillim nga ora 17:30, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e udhëhequr nga selektori Afrim Tovërlani aktualisht gjendet në pozitën e katër me tre pikë.
Ndërsa lider të tabelës është Gjermania me gjashtë pikë, aq pikë ka edhe Polonia që gjendet në pozitën e dytë, ndërsa në pozitën e tretë është Bullgaria, kurse Estonia gjendet ne pozitën e pestë me një pikë dhe Izraeli në pozitën e fundit me asnjë pikë.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...