Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës të njohur si “Dardanët” kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për ndeshje ndaj Letonisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj sot (e hënë) një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Letonisë.
Ky takim miqësor i Kosovës ndaj letonezëve do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, Adem Jashari, dhe pritet të filloj nga ora 19:30.
Në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër, Kosova do të ketë pas vete tifozët e saj “Dardanët”, të cilët si gjithmonë përkujdesen për motivimin e futbollistëve dhe atmosferën në ndeshje.
Dardanët kanë bërë edhe një koreografi me fanellat e futbollistëve, ku shumica e tyre kanë edhe emrat dhe numrat.
Ndryshe, në këtë ndeshje, Kosova do të udhëhiqet nga trajneri Muharrem Sahiti, ndërsa disa futbollistë janë ftuar edhe nga Superliga e Kosovës.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...