“Dardanët” dalin me njoftim lidhur me udhëtimin e tifozëve kosovarë për në Greqi.
Pasi arritën fitore të madhe mbrëmë, Kosova do të përballet me një ndeshje edhe më të rëndësishme të dielën.
“Dardanët” do të përballen me Greqinë në udhëtim, në një ndeshje që nevojitet patjetër fitorja, shkruan arbresh.info.
E në Volos të Greqisë, Kosova do ta ketë edhe përkrahjen e tifozerisë “Dardanët”, të cilët do të marrin rrugë të dielën në mëngjes.
Përmes një njoftimi, tifogrupi kosovar ftoi të gjithë ata që kanë viza që t’iu bashkangjiten.
“Të dielën në mëngjes do të udhëtojmë për në Volos(greqi) në mënyr të organizuar. Ju ftojmë të gjithëve që keni viza të na bashkangjiteni. Për të siguruar bilete për ndeshje ju duhet që sot deri në ora 17:00 të rezervoni biletën në numrin 043766766”, thuhej në njoftimin e tyre./arbresh.info/
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...