Dardan Cena (-50kg) është stolisur me medaljen e artë për grupmoshën U16, duke fituar katër ndeshje.
Ai në ndeshjen e parë mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Ukraina, Vladyslav Vlasenko.
Në ndeshjen e dytë mposhti po ashtu me 2 Wazaari garuesin nga Sllovakia, Dalibor Strmen.
Dardani në gjysmëfinale mposhti me Ippon garuesin nga Sllovenia, Skrget Nejc.
Në finale Dardani mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Kroacia, Dani Klacar.
Kurse për grupmoshën U18 humbi në ndeshjen e parë dhe pastaj edhe në repesazh.
Anes Veseli (-81 kg) U16 është stolisur me medaljen e bronztë me 2 ndeshje të fituara dhe një humbje.
Në ndeshjen e parë humbi me 2 Wazaari kundër garuesit Kroat, Ivan Çupiç.
Në repasazh mposhti me 2 Wazaari Ukrainasin, Illya Petrov. Për medalje të bronztë Anesi mposhti me Ippon Holandezin, Silvan Bulthuis. Anesi u ndesh edhe për grupmoshën U18 ku fitoi një ndeshje dhe humbi 2. Odeta Bajraktari (-48kg) U16 u rendit e 7-ta, në ndeshjen e parë fitoi, pastaj humbi 2 ndeshje. Fationa Kasapi (-57kg) U18 fitoi ndeshjen e parë kurse u eliminua në të dytën.
Art Veseli (-55kg) U18 fitoi 2 ndeshje dhe humbi në të tretën, pastaj humbi edhe në repasazh.
Arber Nikqi (-60kg) U18 fitoi në ndeshjen e parë dhe humbi në të dytën.
Loris Sharapolli (-60kg) U16 fitoi ndeshjen e parë e humbi në të dytën, pastaj në repasazh fitoi 2 ndeshje e humbi në të tretën, për të u renditur në vendin e 7-të.
Rios Kuka (-90kg) U18 ishte i lirë në ndeshjen e parë, pastaj humbi 2 ndeshje dhe u rendit i 7-ti.
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...