Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha është i bindur se Dardanët do të triumfojnë në duel me Irlandën.
Irlanda dhe Kosova do të përballen nesër në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Kosova në duel me irlandezët vjen pas humbjes se thellë nga Zvicra.
Megjithatë, Berisha është shprehur optimist se Kosova mund ta mposht Irlandën, në një sfidë tejet të rëndësishme për kombëtare tonë.
Berisha thotë se Kosova në duel me Irlandën, do ta tregojë fytyrën e vërtetë.
“Ndeshja e radhës është me Irlandën të cilën e kemi mposhtur në Prishtinë, por kjo është një ndeshje krejt tjetër, është tepër më rëndësi për ne pas humbjes me Zvicrën. Ndaj Zvicrës s’ka qenë fytyra jonë e vërtetë, por shpresojë së të dielën do ta tregojmë fytyrën e vërtetë tonë, kemi me ‘luftuar’ për çdo top dhe si mysafirë të fitojmë kundër një ekipi shumë të papërshtatshëm dhe të përgatitemi për ndeshjet e shkurtit të cilat kanë më qenë tepër të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.
Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e parë para sfidës me Irlandë, derisa sonte do të mbajnë seancën e fundit para përballjes me Irlandën.
Kosova dhe Irlanda kanë nga një fitore e dy humbje në Grupin A të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, ashtu si edhe Azerbajxhani, ndërsa Zvicra është lidere me tri fitore.
Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës luhet në Dublin dhe fillon në orën 18:00./rtk
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër