Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shpalosur planin e tyre për ndeshjen Z Mobile Prishtina vs Cherkaski Mavpy.
Në këtë konferencë folën drejtori i klubit Florian Miftari, trajneri Damir Mulamerovic, dhe basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha.
Gjithcka është në rregull ekipi është i kompletuar, stërvitjet janë duke u mbajtur me intensitetin më të lartë, sepse jemi në dijeni se kemi të bëjmë me një ndër kundërshtarët më të fortë në Fiba Europe Cup dhe duke e ditur që janë kampion i Ukrainës ku kanë mposhtur ekipin e Dnipros me rezultat 3:0 me ndeshje.
Nga këtu i bëjmë thirrje Plisave, i bëjmë thirrje të gjithë sportadshësve nga Prishtina që të vijnë në numër sa më të madh, në numër rekord për ta përkrahur klubin tonë, pasi që ne kemi nevojë për përkrahje, ku objektivi ynë ishte Fiba Europe Cup dhe ky do të mbetet, deklaroi drejtori i klubit Florian Miftari, shkruan “lajmi.net”.
Ndersa trajneri Mulamerovic u shpreh se është ndeshja ime e parë në Prishtinë dhe dua ti falenderoj të gjithë për mikëpritjen.
Ekipi që do të luajmë ndeshjen e parë janë një ekip i fortë fizikisht dhe ndër ekipet më të papërshtatshme në këtë ligë.
Kemi stërvitur që një javë dy herë në ditë, dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje sepse e dijmë kualitetin në këtë ligë, ndërsa sa i përket ekipit tim, unë besoj tek lojtarët e mi dhe në ekipin tim dhe shpresoj se do të jemi në një ditë të mirë nesër dhe natyrisht në një fitore të madhe.
Ndërsa Dardan Berisha u shpreh: E kemi pritur këtë moment që shumë kohë dhe jemi të përgatitur intensivisht për ndeshjen që do të luhet të mërkurën, dhe me trajnerin e ri kemi punuar shumë kemi stërvitur dy herë në ditë dhe taktika është e re dhe jemi të gatshëm për ta dhënë 100%-shin une dhe e gjithë ekipa pasi që jemi të kompletuar nuk kemi lëndime dhe gjithqka është në rregull, përcjell “lajmi.net”.
Plisat natyrisht që presim të vijnë në një numër sa më të madh pasi që na duhet përkrahja e tyre në ndeshje të tilla qysh ata dinë të krijojnë atmosfera të zjarrta, pasi që ata janë motivi ynë.
Kundërshtari është mjaft i fortë, janë shumë të fortë fizikisht dhe do te jetë një ndeshje shumë e rëndë për neve, por jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...