Google ADS

Dardan Berisha debuton në Itali, befasohet me vizitën nga Kosova (FOTO)

17:33 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Basketbollisti kosovar, Dardan Berisha, ka nisur aventurën e tij të re në kampionatin italian Serie A, me skuadrën e tij të re Juve Caserta, shkruan Arbresh.info.

Në ndeshjen e tij debutuese ndaj Olimpia Milano, ekipi i tij ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 78:74.

Në këtë ndeshje të pranishëm ishin kryetari i klubit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci dhe anëtari i kryesisë Lulzim Berisha.

Berisha ka falënderuar këta dy të fundit për pranin në debutimin e tij në Serie A. “Faleminderit shokë”, shkroi Berisha. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme