Danezët kanë vazhduar të tregojnë formën e tyre fantastike në grupin F të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Gjermania u bë mbrëmë kombëtarja e parë që siguroi një biletë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ndërsa sot gjermanëve u është bashkuar edhe Danimarka që edhe matematikisht siguroi pozitën e parë në grupin F.
Danezët arritën të mposhtin minimalisht Austrinë 1-0, me golin vendimtarë të shënuar nga Joakim Maehle në min e 53′.
Me këtë fitore tani Danimarka prin me 24 pikë, pra bilanc perfekt tetë ndeshje, tetë fitore, duke lënë prapa Skocinë në pozitën e dytë me 17 pikë.
Kur kanë mbetur të luhet edhe dy xhiro, danezët këto ndeshje do t’i luajnë vetëm sa për prestigj pasi tashmë janë kualfikuar.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të kalojnë tutje.
Denmark officially qualify for the 2022 World Cup ??
They’re the third nation to qualify following Qatar and Germany. pic.twitter.com/P3JCCQqhbD
— B/R Football (@brfootball) October 12, 2021
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...