Daniel Ricciardo është dënuar me tre pozita në GP të Australisë për ngasje shumë të shpejt nën kushtet e regjimit të flamurit të kuq gjatë provave të së premtes.
Megjithëse, ngasësi i Red Bull, sipas fjalëve të kujdestarëve, kishte “ulur ndjeshëm shpejtësinë” dhe “voziste me kujdes “, Ricciardo nuk qëndroi nën kohën minimale të detyrueshme të përcaktuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).
Ricciardo i mbylli në vendin e shtatë provat e lira ndërsa provat zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme në pistën australiane, gjersa gara zyrtare do të mbahet të dielën në ora 07:10, sipas kohës sonë lokale.
Daniel ka pranuar dënimin dhe u ka kërkuar falje të gjithëve për gabimin e bërë pa vetëdije.
“U kam kërkuar falje komisarëve të garës. Ekrani në timon me dha një informacion të gabuar. Kjo është arsyeja pse jam dënuar. Me vjen keq”, tha garuesi.
Theksojmë se asnjë pilot australian nuk është nisur i parë para shikuesve të vetë apo ka përfunduar në podium gjatë historisë 33-vjeçare të GP të Australisë.
Ndryshe, Ricciardo zuri vendin e dytë në vitin 2014 për t’u s’kualifikuar pas zbulimit të problemeve teknike te vetura e Red Bullit.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan