Daniel James shfaq pse krahasohet me Usain Bolt

09:09 | 12 Qershor 2019
Arbresh Info

Kjo verë vazhdon të jetë e madhe për Manchester United pas një sezoni shumë zhgënjyes.

Fillimi i tmerrshëm nga Jose Mourinho në edicionin e kaluar i kushtoi atij me punë për shkak se trajneri u shkarkua në muajin dhjetor, transmeton portali arbresh.info.

Ole Gunnar Solskjaeri nisi mirë detyrën e tij para se të pësonte një rënie gjatë mbylljes së sezonit.

Prandaj, kjo verë është shfrytëzuar për përforcime nga “Djajtë e Kuq” që tashmë kanë siguruar shërbimet e Daniel James nga Swansea City.

James nuk është një emër i famshëm sigurisht për shkak se ka pasur vetëm një sezon në nivel të Championship. Por, ai ka impresionuar të gjithë duke arritur të ftohet nga Uellsi dhe duke siguruar transferimin në Old Trafford.

Tifozët e gjigantit në Angli kanë parë tani atë se çfarë mund të presin nga anësori që luajti te Uellsi në ndeshjen kundër Hungarisë.

James demonstroi shpejtësinë e tij të madhe pranë vijës anësore ndaj hungarezëve duke krijuar një shans të bukur për vendin e tij.

Trajneri i Hungarisë kishte krahasuar Jamesin me Usain Boltin pas ndeshje duke thënë: “Shpejtësia e James më kujton Usain Boltin, të jesh i shpejtë ashtu është vërtetë e jashtëzakonshme”./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu shpejtësinë marramendëse të Daniel James)

https://twitter.com/TheManUtdWay/status/1138529712970567680

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme