Patrick Vieira ka konfirmuar se Daniel Ek do të bëjë përfundimisht ofertën për të blerë Arsenalin.
Edhe pse raportohet se Stan Kroenke nuk dëshiron të shesë klubin, themeluesi i Spotify do të ketë një ofertë të majme.
Legjenda e The Gunners ka thënë se Ek do të bëjë zyrtarisht ofertën për të blerë klubin, e që do të ndihmohet edhe nga Thierry Henry e Dennis Berkamp.
“Po, ai patjetër do të provojë përsëri, ai do të jetë atje për një kohë mjaft të gjatë. Ai është një tifoz masiv i Arsenalit – duke folur me të dy herë, dëshira dhe angazhimi i tij për Arsenalin do të ishin fantastike”, ka thënë Vieira.
“Nëse klubi nuk është në shitje, atëherë asgjë nuk mund të bëjë, por ai do të presë, ai dëshiron të blejë klubin”.
“Do të ishte me të vërtetë e rëndësishme sepse Arsenali është në një moment kritik dhe për mua është e rëndësishme që ai të bëjë maksimumin e tij për të blerë klubin, sepse në dy vitet e fundit ata nuk kanë marrë drejtimin e duhur dhe është koha për një ndryshim”, ka shtuar më tej ish-anëtari i skuadrës nga Londra.
Edhe tifozët e Arsenalit duan që Kroenke të largohet si pronar i klubit, sidomos pas këtij edicionit, kur dështuan të futen në garat evropiane. /Telegrafi/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...