Google ADS

Dani Olmo shpjegon pse dështoi transferimi te Barcelona

13:01 | 19 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo ka thënë se Barcelona nuk provoi seriozisht për ta transferuar në afatin e janarit.

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës u largua nga Dinamo Zagreb dhe iu bashkua klubit gjerman, pavarësisht interesimit të klubit katalunas, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli për Mundo Deportivo tha se fajtori që ky transferim dështoi është mos serioziteti nga ana e Barcelonës.

“Biseduan me agjentët e mi në nëntor dhe donin një transferim të shpejtë, por pastaj gjithçka u shty për një arsye”.

“Në fund të janarit me pyetën të prisja për të parë dhe në atë kohë isha afër bashkimit të Leipzig. Në atë kohë, kisha nënshkruar. Sepse doja transferimin në një skuadër që ka projekt për mua”.

“Leipzig me ofroi çfarë skuadrat e tjera nuk e bën. Shkova në një skuadër që insistoi shumë dhe me tregoi se më donte”, theksoi ai.

Olmo për klubin gjerman ka bërë katër paraqitje duke bërë një asistim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme