Ylli spanjolle, Dani Olmo thuhet se ka përfunduar testet mjekësore dhe së shpejti pritet të konfirmohet si lojtar i ri i Barcelonës.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Barcelona ka arritur marrëveshje me RB Leipzig, pas marrëveshjes personale me Olmon.
Transferimi i Olmos në Camp thuhet se do t’i kushtojë Barcelonës 55 milionë euro të garantuara dhe 7 milionë euro tjera bonuse.
Pas marrëveshjes thuhet se kanë ardhur edhe testet mjekësore të lojtarit, i cili sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, i ka kryer me sukses te Barcelona.
“Dani Olmo ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Barcelonës”, ka shkruar Romano në profilin e tij në rrjetin social X.
Ndryshe, zyrtarizimi i yllit spanjoll pritet të bëhet brenda javës. /Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League