Sulmuesi, Dani Olmo ka thënë se transferimi te RB Leipzig është destinacioni i duhur për të vazhduar karrierën.
Olmo muajin e kaluar iu bashkua klubi gjerman derisa thuhej se do transferohej te Barcelona ose Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se Leipzig është klubi i duhur sepse trajneri ka besim të madh të lojtarët e rinj.
“Është vendi i duhur për të qenë, trajneri ka besim të madh të lojtarët. Jam i lumtur që jam këtu dhe jam duke pasur rritje”, theksoi ai.
Olmo u ftua nga Kombëtarja e Spanjës për ndeshet ndaj Maltës dhe Rumanisë në nëntor.
Ndërsa për Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve shënoi gol shumë të bukur kundër Manchester Cityt./arbresh.info.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...