Spanja dhe Anglia janë dy kombëtaret që të dielën e datës 14 korrik do të përballen në finalen e Euro 2024. Sfida ka nisur të nxehet teksa Dani Olmo paralajmëron yllin e britanikëve, Jude Bellingham. Fantazisti i spanjollëve që këtë europian ka shënuar tre gola, theksoi se nuk i frikësohet Bellingham pavarësisht talentit që zotëron anglezi.
“Sigurisht që nuk e kam frikë Bellingham. Ai është një pikë referimi te Anglia dhe ka shumë talent. Është gjithmonë një rrezik, është një lojtar të cilin ne duhet ta mbulojmë mirë. Por, unë e theksoj edhe njëherë se nuk i frikësohem askujt”, u shpreh Olmo.
Ky europian ka rezultuar mjaft pozitiv për Olmon që tashmë është në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës si Liverpool, Manchester United apo edhe Barcelona. Klauzola e lirimit nga Leipzig është 60 milionë euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...