Mesfushori, Dani Ceballos ka pranuar se ka mundur të transferohet te Liverpool në afatin veror.
Verën e kaluar “Reds” ishin në garë për spanjollin, por ky i fundit iu bashkua Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Ceballos në një intervistë për Marca tha se ka zgjedhur Arsenal për shkak të trajnerit, Unai Emery.
“Isha krenar që Liverpool me dëshironte, por zgjodha transferimin te Arsenal për shkak të Unei Emery. Momentalisht nuk do arrija të përshtatesha te Liverpool”.
“Unai erdhi në shtëpinë time dhe me tha se me donte si lojtar, që i kam pëlqyer që prej kohës kur kam luajtur te Betis. Ai me tha se do isha i rëndësishëm te Arsenal, andaj nuk kisha dyshime se do transferohesha aty”, deklaroi ai.
Spanjolli nën urdhrat e Mikel Arteta nuk ka gjetur formën më të mirë, derisa ka luajtur vetëm një ndeshje në FA Cup kundër Bournemouth.
Ndërsa pritet të shihet nëse do të luajë këtë javë kundër Newcastle United./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...