Arsene Wenger synon transferimin e yllit të pa favorizuar të Real Madridit, Dani Ceballos, derisa vazhdon të përgatitet për jetën pa dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere.
E ardhmja e strategut francez në Emirates duket e paqartë, por ai tashmë ka shfaqur interesim për spanjollin duke iu thënë drejtorëve në Arsenal se shpreson për të nënshkruar me ish yllin i Real Betisit gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali rrezikon të humbas falas mesfushorin Jack Wilshere gjatë verës për shkak se kontrata e reprezentuesit anglez skadon me përfundimin e sezonit.
Kontrata e Ramseyt skadon në fund të sezonit 2018/19, por klubi është duke menduar të jap me para të gatshme reprezentuesin uellsian, ndërkohë që Manchester United është i gatshëm për një ofertë 35 milionëshe.
Pra, Arsenali mund humbas të dy mesfushorët qendror dhe Arsene Wenger dëshiron të shtoj në skuadër një lojtar për atë departament, andaj e sheh Ceballosin si një opsion.
Ish lojtari i Real Betis ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga këtë sezon duke shënuar dy herë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...