Sipas raporteve nga mediat spanjolle, mesfushori Dani Ceballos është grindur me trajnerin Zinedine Zidane.
21-vjeçari u shfaq në skenë në fillim të këtij sezoni duke shënuar dy herë për ‘Los Blancos’ në fitoren 2 me 1 ndaj Alaves gjatë muajit shtator, transmeton portali arbresh.info.
Ceballos ka qenë pjesë e Real Madridit 13 herë në të gjitha kompeticionet, por tetë nga këto paraqitje i ka bërë duke hyrë në fushë nga bankina. Bazuar në ‘Diario Gol’, ylli i Spanjës U21 është penduar për zgjedhjen e transferimit në Madird para Barcelonës kur u largua nga Real Betisi gjatë verës.
Raporti sugjeron gjithashtu që Ceballos është në dijeni që koha e Zidanes në klub është drejtë fundit, por pavarësisht kësaj, mesfushori është duke kërkuar largim nga Bernabeu.
Një numër i madh klubesh, përfshirë Liverpoolin, Romën, Interin, Tottenhamin dhe Arsenali, besohet se janë të interesuara për nënshkrimin me Ceballosin./arbresh.info/
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...