Google ADS

Dani Carvajal iu frikësua pensionimit për shkak të gjendjes së zemrës

14:06 | 15 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridi, Dani Carvajal zbulon se është frikësuar që karriera e tij ishte afër përfundimit pas problemit me zemër.

Mbrojtësi spanjoll i krahut të djathtë fillimisht ishte diagnostikuar gjatë muajit tetor me perikardit, një infeksion viral i zemrës tepër i rrallë, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari është afër rikuperimit dhe mund të rikthehet në aksion te skuadra e parë në derbin madrilen ndaj Atleticos të shtunën. Por, karriera e tij ishte afër përfundimit pasi Carvajal pranoi se i kishte shkuar në mendje pensionimi.

“Isha i frikësuar dhe e kam menduar atë, nëse kjo do ishte serioze, unë duhej të pensionohesha”, ka thënë Carvajal.

“Tri apo katër javët e para ishin më të këqijat sepse unë nuk mund të bëja asgjë, unë nuk mund të rrisja ritmin e zemrës time në asnjë mënyrë dhe ai ishte shumë i vogël”

“Trupi kërkonte aktivitet, veçanërisht për ne që jemi atletë”

Carvajalit i është dhënë drita e gjelbër nga doktorët derisa Reali është duke u përgatitur për udhëtimin e tyre të parë në stadiumin e ri të Atleticos – Wanda Metropolitano./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme