Google ADS

Dani Carvajal i nënshtrohet testit të zemrës

12:44 | 26 Tetor 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Dani Carvajal është rikuperuar nga gjendja e tij me zemër pas trajtimit por nuk është ende i gatshëm për rikthim në aksion.

Reprezentuesi spanjoll është diagnostikuar me perikarditi, një infeksion viral që prek membranë duke iu bashkangjitur zemrës së tij, që është një gjendje e rrallë dhe vështirë për tu trajtuar, transmeton portali arbresh.info.

“Dani është më mirë dhe rezultati i testit ka dal pozitiv”, u tha Zidane gazetarëve.

Carvajal ka rinovuar kontratën e tij së fundmi duke vazhduar qëndrimin deri në qershor të vitit 2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme