Manchester City raportohet se ka zgjuar interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Alves.
Futbollisti 35-vjeçari tashmë është lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe nuk dëshiron të mbetet te francezët.
Theksojmë se lojtari kishte refuzuar para dy vjetëve një ofertë të majme të kampionit anglez duke zgjedhur të kalojë te kampioni i Ligue 1.
Globoesporte shkruan sot se trajneri, Pep Guardiola dëshiron të bashkohet me ish-lojtarin, me të cilin kishte arritur suksese të papara me Barcelonën.
Theksojmë se lojtari së fundi është shpallur kampion i Kupës së Amerikës me kombëtaren e Brazilit duke mposhtur në finale 3-1 Perunë.
Ndryshe, Alves është një ndër futbollistët më të trofeshëm në histori të futbollit duke fituar 50 tituj të ndryshëm me ekipet dhe kombëtaren. /Telegrafi/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...