Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka deklaruar se Reali fitoi ndeshjen e parë për shkak të përvojës në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi kishte fituar në Santiago Bernabeu me rezultat 3 me 1, dhe nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Parc des Princes.
Ish ylli i Barcelonës dhe Sevilliës, ka thënë se kundër ‘los blancos’ duhet të luash deri në minutën e fundit, pasi në të kundërtën vjen ndëshkimi, ashtu si në sfidën e parë.
“Në ndeshjen e parë, ndoshta na mungoi eksperienca. E kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje të mirë, por kundër një ekipi të niveli të lartë (Real Madridi), ju kurrë nuk mund të relaksoheni. Luajtëm mirë për 80 minuta, por kishin mbetur edhe dhjetë më shumë dhe për të arritur sa më larg në këtë garë, duhet të luani perfekt 95 minuta”, deklaroi Alves.
“Ishim superior ndaj Realit në disa raste, por kundërshtari jeton për momente të tilla, i nevojiten vetëm 10 minuta në një ndeshje (për të ndryshuar gjithçka)”.
“Është ndeshje për t’u shijuar. Duke luajtur në këtë garë, kundër një rivali si Reali, është shumë e bukur, shumë motivuese”.
“Duhet të jemi të zgjuar dhe ta dimë se nuk mund të ndryshojmë gjithçka brenda 15 minutave, duhet të luajmë dhe të bëjmë përpjekje të bëjmë diçka më shumë përgjatë 90 minutave. Shpresoj të vazhdojmë në këtë garë”, shtoi mes tjerash Alves. /arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...