Barcelona ka pasur probleme me mbrojtjen e djathtë për shumë kohë. Katalanasit e rregulluan këtë me nënshkrimin afatgjatë të Sergino Dest. Ata ishin gjithashtu të interesuar për transferimin e Noussair Mazraoui, por marokeni duket se është drejt transferimit te Bayern Munchen.
Duke qenë se Blaugranët janë të interesuar të mbajnë Dest për një kohë më të gjatë, vëmndja tani është kthyer te Dani Alves. Sipas një raporti të transmetuar nga Alex Pintanel, braziliani është afër nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës për një vit me katalanasit.
Dani Alves – është një nga emrat që nuk ka nevojë për prezantim. Braziliani është një nga futbollistët më të mirë të Barcelonës të të gjitha kohërave dhe për shumë vite ishte edhe nga më të mirët e botës.
Gjithsej 60 gola në karrierën e tij dhe 171 asistime të mëdha flasin shumë për cilësinë e tij individuale.
Pavarësisht moshës së tij – 38 vjeç, Barça është ende e interesuar ta mbajë atë në klub, ata janë të mendimit se do t’u duhet të mbajnë për një vit më tej, sepse ai është dëshmuar se është ende i dobishëm./Arbresh.info
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%