Situata me mbrojtjen e Manchester Cityt ka qenë shpesh pjesë e thashethemeve dhe mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves, është lojtari i fundit që thuhet se do të zë një pozitë tek gjiganti në Premierë Ligë.
Alves është një futbollist 34-vjeçar dhe kërkon një pagë javore rreth 120.000 funta në javë, gjë e cila mund të jetë problem madhështor që kjo marrëveshje të arrihet, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, reprezentuesi brazilian ka bërë të qartë se dëshiron për të luajtur edhe në Premierë Ligë para se të pensionohet.
Në fakt, Alves mund të transferohej në muajin janar por diçka e tillë nuk ndodhi për shkak të lëndimit që mori gjatë në nëntor. Kontaktet janë bërë ndërmjet agjentit të tij dhe Cityt, por gjithçka vetëm si një diskutim miqësor.
Në rast se transferimi realizohet, Alves do i bashkohej trajnerit Pep Guardiola, me të cilin është njohur nga koha e shpenzuar së bashku te Barcelona./arbresh.info
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...