Dani Alves: Futbolli po më pëlqen çdo ditë e më pak

13:07 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka bërë një deklaratë interesante rreth futbollit dhe dashurinë e tij rreth lojës së bukur.

Ish anëtari i Sevillas, Barcelonës dhe Juventusit ka thënë diçka të pa dëgjuar nga ndonjë futbollistë profesionist, duke thënë se i ka humbur pasioni për të luajtur.

Ai për “Globo.com” ka deklaruar se futbolli tashmë është duke e humbur shkëlqimin që e kishte dikur.

“Futbolli është duke e humbur shkëlqimin që dikur më bëri të dëshiroja të bëhesha futbollist”.

Ai thotë se futbolli është bërë biznes dhe për këtë arsyeje ai ka filluar ta pëlqejë atë çdo herë e më pak.

Alves, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, ka shpjeguar për mediat brazilian se ai gjithmonë e pranon humbjen. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme