Dana White e ka zbuluar se Kobe Bryant ishte një investitor i madh në UFC , me ikonën e basketbollit që mori një pagesë nga kompania disa ditë para vdekjes së tij.
Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, u vranë në një aksident me helikopter në janar, së bashku me shtatë persona të tjerë.
Basketbollisti amerikan i njohur ishte një tifoz i madh i UFC-së dhe një investitor i zgjua. Ai madje kishte marr fitimet nga viti rekord i kompanisë MMA.
“Kobe mori një shpërndarje nga UFC të mërkurën para incidentit”, ka thënë White, presidenti i kompanisë për TMZ Sports .
“Ai më thoshte: “Unë dëshiroj të kisha investuar më shumë!””, tregon White.
“Ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm, ishte pjesë e kësaj kompanie”.
White shtoi se UFC 247, ngjarja e parë që nga vdekja e Bryant, do të fillojë me një homazh për yllin botëror.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...