Damir Mulaomerovic, trajneri që ka drejtuar drejt sukseseve Z Mobile Prishtinën, në sezonin e ri mund të mos e drejtoj skuadrën prishtinase.
Mediat turke kanë raportuar se kroati ka arritur marrëveshje që të merr drejtimin e skuadrës turke të Bursasporit.
Kjo e fundit për herë të parë në histori do të luajë në elitën e basketbollit të Turqisë dhe ka plane të mëdha në sezonin e parë.
Mulaomeroviq në Kosovë kishte angazhim të dyfishtë – si trajneri i përfaqësueses së Kosovës dhe si trajner i skuadrës Prishtinës.
“Plisat” edicionin e kaluar arriti deri në 1\8 e finales në FIBA Europe Cup dhe suksesi nga klubi është vlerësuar historik.
Ndryshe, 44-vjeçari pritet që në ditët në vijim të vjen në Kosovë dhe të nis përgatitjet me përfaqësuesen tonë për raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket”.
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...