Dalot arrin në Milan për teste mjekësore

18:06 | 3 Tetor 2020
A Z

Diogo Dalot është duke kryer testet e para mjekësore për ta kompletuar kështu huazimin në Milan nga Manchester United

Mbrojtësi portugez ka ateruar në Linate Airport në Milan këtë mbrëmje dhe është duke i kryer testet mjekësore në klinikën La Madonnina.

Kjo është qëndra e parë ku shumica e lojtarëve që transferohen në Serie A kryejnë testet mjekësore për klubet e tyre.

Milan raportohet se kanë arritur një huazim të thjesht, që do të thotë nuk do të këtë opsion për blerje.

Megjithatë, ashtu si marrëveshjet me Real Madridin për Brahim Diaz, apo Ante Rebicin e Eintracht Frankfurt, mes skuadrave ka marrëveshje xhentëlmene, që të diskutohet blerja në fund të këtij sezoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme