Armend Dallku ka dhënë komentet e tij pas shortit të hedhur.
Prishtina sot ka mësuar kundërshtarin e saj për parakualifikueset e Ligës së Evropës.
Skuadra që udhëhiqet nga Armend Dallku do të përballet me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.
Lidhur me kundërshtarin ka folur edhe vet trajneri, i cili ka thënë se nuk frikësohen nga ta, pavarësisht koeficientit.
“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi. Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje. Sa i përket njohurive për kundërshtarin e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndal dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit.
Prishtina udhëton drejt Gjibraltarit për ndeshjen që luhet më 20 gusht.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...