Prishtina ka dështuar sot duke marr vetëm një pikë përballë Dukagjinit në Klinë, rezultat ky që e le bukur mbrapa në luftë për titull.
Trajneri i ri i Prishtinës Armend Dallku nuk ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit të tij por ai kishte edhe ankesa në kundërshtarin, shkruan zëri.info
“Pjesën e parë pothuaj ja falëm Dukagjinit pasi nuk krijuam asgjë. Në pjesën e dytë u munduam të bëjmë më shumë krijuam raste por nuk i shfrytëzuam”
“Gjithsesi, ajo që më duhet ta themë është se në futbollin tonë po ka shumë zhargitje të lojës, jo vetëm këtu por është krijuar njëfarë mentaliteti cila skuadër është duke fituar e zhargit lojën. Ne pas kësaj ndeshjeje duhet të përgatitemi për takimin shumë të fortë të mesjavës.”
“Nuk ka përfunduar asgjë kemi marrë një pikë dhe lufta vazhdon”, ka thënë Armend Dallku për SSK.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...