Dukagjini i Klinës është mposhtur 1-2 në stadiumin ’18 qershori’ nga Ballkani.
Në këtë sfidë klinasit kishin shumë mungesa, derisa trajneri Dallku kishte ruajtur futbollistët e formacionit bazë.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Kemi bërë rotacion në formacion sepse kemi ndeshje shumë të rëndësishme në Kupë. Në ndeshjet e Kupës nuk ka rikuperim të pikëve”.
“Vendosëm të luajmë me këtë formacion dhe bëm edhe disa ndryshime të tjera. Goli i parë erdhi si shpërqendrim i mbrojtjes dhe mesfushës. Më pas, a ishte penallti apo jo, vendos gjyqtari”.
“Por, më pëlqeu shpirti luftarak në pjesën e dytë. Pastaj e shënuam golin, tentuam edhe ta barazojmë rezultatin por këto ishin mundësitë tona”.
“Nuk e kemi luksin t’i lodhim lojtarët apo të rrezikojmë me kartonë. Sot vendosëm ta pushojmë një pjesë të ekipit, sepse në Kupë nuk ka rikuperim pikësh”, ka thënë Dallku për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...