Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka kërkuar nga bashkëlojtarët kujdes maksimal para ndeshjes kthyese ndaj Folas.
Prishtina ka arritur një barazim pa gola në ndeshjen e parë që u zhvillua në Luksemburg.
Por, kapiteni i Prishtinës beson se barazimi pa gola di ndonjëherë të mos jetë rezultat aq pozitiv, sidomos nëse skuadra mysafire arrin të shënojë, e për këtë arsye ai ka kërkuar kujdes të madh në mbrojtje.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lëmë asnjë hapësirë në mbrojtje. Kjo është shumë e rëndësishme dhe profesori ashtu si stafi teknik kanë punuar me të gjithë lojtarët që të jemi të vetdishëm sepse ende asgjë s’ka përfunduar”.
“Rezultati pa gola di të jetë rezultat pozitiv, por nganjëherë edhe negativ, andaj duhet të jemi të fokusuar”, u shpreh Dallku para gazetarëve.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Folas zhvillohet nga ora 19:00 të enjtën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Prishtina me një fitore siguron rrethin e dytë kualifikues të Europa League, ku e pret skuadra e Edon Zhegrovës, KRC Genk.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...