Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, e konsideron mjaft të vështirë ndeshjen e Europa League kundër IFK Norrkoping.
Mbrojtësi veteran, i cili ka karrierë të gjatë në futbollin ndërkombëtar, kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm në ndeshjen kundër suedezëve, pasi në sfida të tilla gabimet duhet te jenë minimale. Rezultati pozitiv, pohon Dallku, nuk është i pamundur kundër skuadrës nga Suedia.
“Normalisht se ne qysh në fillim kur kam ardhur e kam marr rolin e kapitenit në KF Prishtina, e kam ditë se do të ballafaqohem më vështirësi”.
“Natyrisht se erdhi ajo që është e pritur më shumë vite, ku shumë gjenerata kanë punuar për këtë ditë. Personalisht si kapiten i ekipit jam i kënaqur, sepse kemi punuar jashtëzakonisht mirë si nga ana taktike po ashtu edhe kemi biseduar me futbollistët dhe trajnerin që të jemi sa më shumë të përgatitur për këto ndeshje, sepse këso ndeshje janë ndeshje specifike , ku gabimet nuk lejohen,gabimet duhet të jenë sa më të vogla, kështu që gjatë gjithë kësaj kohë kemi punuar edhe në aspektin fizik edhe në aspektin mental që t’i shërbejmë lojë, t’i shërbejmë trajnerit, kundërshtarin e dimë se është, sidomos stili i lojës skandinav”.
“Unë personalisht nuk kam pasur dëshirë të ndeshem më një ekip të tillë, ky është fati ynë, ky është kundërshtari ynë, duhet të përballemi më të, dhe natyrisht se presim rezultat dhe asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Dallku.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...