“Dallga Kuqezi në Murin e Verdhë”, Rama: E shtuna, e paharrueshme për 10 milionë shqiptarë

11:57 | 14 Qershor 2024
KRG

Kombëtarja e shqiptarëve debuton të shtunën në Euro 2024 kundër Italisë në mitikun “Signal Iduna Park”. Që pritet të dominohet nga ngjyrat kuqezi.

Mbi 50 mijë tifozë shqiptarë do të ndjekin nga afër heronjtë kuqezi në stadiumin e Dortmundit, teksa miliona të tjerë do të jenë aty me zemër.

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar në lidhje me duelin emocionues kundër Italisë. I pari për djemtë e Sylvinhos në Gjermani 2024. Më pas sfidat me Kroacinë (19) dhe Spanjën (24).

“Natyrisht

50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë.

Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur.

Prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan kreu i qeverisë./Ss

Të ngjashme