Dalin rivalët dhe datat e “finaleve” të Ballkanit, Partizanit e Strugës

23:19 | 17 Gusht 2023
K.B

Për skuadrat shqiptare, ëndrra evropiane vazhdon.

Ballkani, Partizani e Struga, tri skuadrat shqiptare kampione të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sonte e prekën fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Këto skuadra i ndan vetëm edhe një fazë nga ajo e grupeve, të cilën në vitin e kaluar e kishte shijuar ekipi kosovar.

Ballkani në fazën tjetër do të ketë punë me ekipin bjellorus, BATE Borisov, kurse Partizani do at sfidojë skuadrën nga Kazakistani, Astana.

Ndërkaq, Struga do të ketë punë me ekipin islandez, Breidablik.
Ndeshjet e para të fazës së “play-off”-it do të luhen të enjten e 24 gushtit, kurse ato të kthimit një javë më vonë, respektivisht më 31 gusht.

Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros, do t’i luajnë në shtëpi duelet e para përkatëse.

Kurse, “Demat” e Zoran Zekic do ta zhvillojnë në udhëtim përballjen e parë me Astanën./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm