Dalin planifikime të reja për stadiumin ‘Fadil Vokrri’

15:57 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po planifikon ta iniciojë rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë kanë nisur edhe konsultat e para me UEFA-n.

FFK-ja beson se stadiumit mund t’i shtohen edhe afro 5 mijë ulëse tjera duke e ndërtuar edhe një tribunë, lartë asaj të anës lindore. Kjo për shkak se stadiumi aktualisht ka kapacitet prej vetëm rreth 13 mijë shikuesve, kurse interesimi i tifozëve të Kosovës vazhdimisht mbetet i madh dhe po krijohen probleme në tregun e biletave. Ndërsa, edhe disa vjet nuk pritet të realizohet projekti i ndërtimit të Stadiumit Nacional, i cili ende as që ka filluar. /zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme