Google ADS

Dalin pamjet e para të Dani Alves pas lirimit nga burgu – shumë persona u mblodhën në protestë ndaj tij

23:13 | 25 Mars 2024
KRG

Ish-futbollisti brazilian Dani Alves, u lirua sot (e hënë) nga burgu pasi arriti t’i grumbullojë 1 milionë euro për lirimin e tij me kusht.

Alves tash e sa kohë kishte kërkuar nga gjykata për lirimin e tij me kusht, por që vendim vonoi që të merrej për shkak të frikës së arratisjes nga braziliani.

Tani, janë publikuar pamjet e para pas lirimit të tij nga burgu,  ku shihet Alves së bashku me avokaten e tij nën shoqërinë e policisë.

Të pranishëm para gjykatës ishin edhe një sërë protestuesish që ishin kundër vendimit që mori gjykata për lirimin e përkohshëm të Alvesit.

“Nuria është vrarë”, ishin fjalët e protestuesve. Nuria është viktima e cila po dyshohet se u dhunua seksualisht nga Alves.

Kujtojmë se Dani Alves paraprakisht ishte dënuar me burgim me katër vite e gjysmë për sulmin e dyshuar seksual që ka ndodhur në një klub nate në Barcelonë më datë 31 dhjetor 2022.

Dy pasaportat e tij, ajo e Spanjës dhe e Brazilit, janë konfiskuar nga policia, ndërsa Alves do të detyrohet që të paraqitet javë për javë në gjykatë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme