Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – BATE

12:35 | 23 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme të Ballkanit në Conference League.

Skuadra nga Suhareka përballet me skuadrën BATE Borisovin të enjetn në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.

Klubi ka njoftuar tifozët se biletat do të jenë në dispozicion sot nga ora 13:00 e deri në 21:00 dhe mund të blihen të zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

“Për të gjithë ju që dëshironi të pajiseni fizikisht me biletën tuaj, për aktin e parë të finales kualifikuese në UECL, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, ju mirëpret ekipi asistues, të cilët do t’ua mundësojnë secilit prej jush, ta rezervoni ulësen tuaj për ndeshjen Ballkani vs Bate Borisov”, thuhet në njoftim.


Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme