Cristiano Ronaldo thuhet se pranoi një ulje të madhe të pagës për të nënshkruar përsëri për Manchester United këtë verë, pavarësisht se u bë lojtari më i paguar i klubit në Ligën Premier.
Sulmuesi portugez informoi Juventusin për dëshirën e tij për t’u larguar nga Torino mes interesimit nga kampionët në fuqi, Manchester City.
Citizens fillimisht u shfaqën si favoritë për të nënshkruar me Ronaldon pas ofertës së tyre të dështuar për të marrë Harry Kanen nga Tottenham.
Klubi më vonë u tërhoq nga negociatat dhe i hapi rrugën Unitedit për të përfunduar blerjen e tyre të suksesshme të Ronaldos.
Djajtë e Kuq arritën një marrëveshje për transferimin e ish-superyllit të Juventusit dhe e transferuan Ronaldon për një tarifë fillestare prej 15 milionë euro plus tetë milionë bonuse.
Raportimet e hershme në Itali sugjeruan që Ronaldo do të fitonte 480,000 funte në javë në kontratën e tij të re me United.
Megjithatë, tani ka dalë se pesë herë fituesi i Topit të Artë pranoi të ulte pagën përpara kthimit të tij në Old Trafford.
Sipas The Daily Mail, Ronaldo do të jetë në një marrëveshje fitimprurëse prej 385,000 funte në javë dhe është bërë lojtari më i paguar i United.
Super agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, kërkoi 20 milionë funte në vit për pagat e klientit të tij.
Kërkesat për pagën e kapitenit të Portugalisë u ulën në një përpjekje për të siguruar transferimin e Ronaldos në United përpara mbylljes së afatit kalimtar më 31 gusht.
Legjenda e United, marrëveshja e vjetër e të cilit me Juventusin do të skadonte në vitin 2022, thuhet se po fitonte një shumë të majme prej 500,000 funte në javë.
Marrëveshja e Ronaldos prej 385,000 funte në javë e ka katapultuar atë në krye të fituesve më të mëdhenj të United para David de Geas, i cili fiton 375,000 funte në javë te Djajtë e Kuq.
Ish-superylli i Real Madrid u është nënshtruat testeve mjekësore te United në Lisbonë gjatë fundjavës.
Debutimi i dytë i Ronaldos në United mund të ndodhë kundër Newcastles më 11 shtator në Old Trafford.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje