Ditën e djeshme, Cristiano Ronaldo ndau me të gjithë se njëri nga fëmijët binjakë që partnerja e tij lindi, ndërroi jetë në spital. Ky lajm i preku të gjithë dhe sigurisht mesazhet ishin të shumta në drejtim të çiftit.
Por u vu re diçka pas ndeshjes së Manchester United dhe Norwich, ku rezultati përfundoi 3-2 për “Djajtë e Kuq”, dhe sigurisht ishte Cristiano Ronaldo protagonisti numër një me tre golat e tij. Ajo që u vu re në fushë pas përfundimit të ndeshjes ishte Cristiano i cili mori topin pas tre gola ve të shënuar, dhee futi nën bluzë, duke nënkuptuar shumë.
Është mësuar se Ronaldo ka shijuar një drekë familjare gjatë fundjavës, në praninë e bashkëshortes, motrës së saj dhe një gazetare e cila është mike.
Ronaldo dhe Georgina ishin në pritje të binjakëve të tyre, dhe mbrëmë u mësua se vetëm vajza e tyre mbijetoi. Thuhet se Georgina ka lindur në një spital në Manchester, pasi miqtë e saj spanjollë ndodheshin në Angli duke drekuar me ta, dhe kështu kjo mund të ketë qënë arsyeja e mbërritjes së tyre në Angli.
Fëmijët e parë, Georgina i ka lindur në spitale me suita VIP, por lindjen e fundit e cila rezultoi dhe me humbjen e njërit prej dy foshnjave, dyshohet e e ka bërë në një spital modest, ku mendohet se gjendja e saj ndoshta nuk ka qënë e mirë dhe ka detyruar të shkonte në spitalin më të afërt.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës