Paul Pogba po përjeton momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi te Juventusi u shoqërua me dëmtime të shumta, teksa mesfushori francez rezultoi pozitiv me testosteron në një test dopingu më 20 gusht. Pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën nuk u aktivizua.
30-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në 2016, ka kryer kundër-analizën. Dhe përgjigja është e njëjta: Pogba doli sërish pozitiv për përdorim dopingu.
Tani do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Antidoping nëse nuk zgjidhet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Analizat e reja nuk sollën ndryshimin që pritnin te Juventusi.
Dhe Pogba do të përballet me një skualifikim të gjatë deri në 4 vite! Ndërkohë, drejtuesit e Juves, që kanë pezulluar lojtarin, duhet të gjejnë një tjetër mesfushor në merkaton e janarit.
Bardhezinjtë pritet të ndërpresin kontratën me Pogba, i cili pothuajse e ka mbyllur me futbollin aktiv pas konfirmimit të marrjes së dopingut./ss
Kos flet për Shqipërinë drejt BE-së: Nëse ecet me këtë ritëm...
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cit...
KFOR-i e EULEX-i me bashkëpunim për të rritur sigurinë
Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rry...
Dy tërmete brenda një orë në Greqi