Kroacia nuk e ka nisur aspak mirë këtë Kampionat Evropian ku pas dy ndeshjeve ka grumbulluar vetëm një pikë.
Fillimisht u mposht nga Spanja 3-0, teksa ditën e djeshme e humbi fitoren në momentet e fundit kur Shqipëria barazoi rezultatin në 2-2.
Pas këtyre dy ndeshjeve është cak i kritikave ka rënë mesfushori i Al-Nassr, Marcelo Brozovic, për paraqitje të dobëta.
Mirëpo trajneri kroat, Zlatko Dalic i ka dal në mbështetje mesfushorit kroat duke e hedhur fajin tek të gjithë skuadra.
“Marcelo Brozović je velikan hrvatskog nogometa koji je uvijek davao svoj maksimum. Nije do njega, nego do cijele ekipe – puno je grešaka ispred njega i ne stigne sve spašavati”
🔊 Zlatko Dalić#EURO2024 #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/LBXXs287rW
— HNS (@HNS_CFF) June 20, 2024
“Marcelo Brozovic është një gjigant i futbollit kroat, që ka dhënë gjithçka dhe maksimumin e tij. Nuk varet vetëm nga ai, por nga gjithë ekipi. Ka shumë gabime para tij dhe ai nuk arrin të shpëtojë gjithçka”, tha Dalic në një konferencë për media.
Kujtojmë se Kroacia ndeshjen vendimtare në këtë Euro e luan të hënën ndaj Italisë me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...