Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Rubin Kazanin në Rusi, por edhe për kundër formës ë lartë ai ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Daku të dielën shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që humbi me rezultat 3-1 nga Spartak Moska, në ndeshjen që i takoi xhiros së 29-të të kampionatit rus.
Goli i realizuar në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt për Mirlind Dakun ishte i nënti në 32 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit.
Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time”.
“Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”.
Daku mund të largohet gjatë verës nga Rubin Kazani, pasi interesimi për ish-sulmuesin e Kosovës është i madh, gjë që e ka pranuar edhe drejtori i përgjithshëm i klubit , Alexander Aibatov.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...