Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku është një titullar i padiskutueshëm. Lojtari i lindur në Gjilan ka shënuar 4 gola dhe ka ka dhënë një asist.
Megjithatë, Daku krahas golave jep një kontribut të jashtëzakonshëm në repartin e avancuar. Diçka e tillë konfirmohet nga fakti se Daku është futbollisti me më shumë duele të fituara në kampionatin rus.
26-vjeçari ka arritur të fitojë 136 duele në 16 ndeshjet e zhvilluara, duke qenë rekordmen absolut në këtë drejtim. Daku është një rrezik konstant në zonën kundërshtare për çdo ndeshje.
Sulmuesi do të synojë të arrijë formën më të mirë deri në maj, në mënyrë që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për Kampionatin Europian që do të luhet në Gjermani verën e ardhshme./Ss
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë