Mirlind Daku është një prej futbollistëve që ka shkëlqyer edicionin pranveror tek skuadra e tij Rubin Kazan.
Ai ka shënuar 10 gola e ka dhuruar katër asistime me skuadrën ruse këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Pas formës fantastike ai ka rënë në radarin e gjigantit turk, Besiktas.
Besiktas e ka bërë prioritet transferimin e Dakut sipas mediumit turk VseProSport.
Duke marrë parasysh edhe largimin e Vincent Aboubakar dhe mosmarrëveshjen me Cenk Tosun ende, futbollisti gjilanas është opsion i mirë për turqit.
Madje sipas këtij mediumi, drejtuesit e Besiktasit tanimë kanë bërë një ofertë për Dakun, por që nuk janë publikuar shifrat.
Rubin e transferoi gjilanasin për vetëm 1,2 milionë euro, por vlera e tij është shumëfishuar pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit rus.
Interesim për të kanë pasur edhe skuadrat më të mëdha ruse si CSKA Moska e Zenit st Petersburg, por Rubin ka refuzuar ofertat.
Daku aktualisht ka vëmendjen në Euro 2024 ku është ftuar nga Sylvinho tek kombëtarja e Shqipërisë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin