Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy futbollistët më të ri të ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Dy ish-futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
Gjilanasi dhe mitrovicasi kanë dhënë një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Shqipërisë duke i bërë pyetje njëri tjetrit.
Si Daku ashtu edhe Muja i kanë bërë pyetje njëri tjetrit, teksa nuk munguan edhe shakatë.
Për një moment dy futbollistët tjerë të Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Taulant Seferi i ndaluan intervistën dyshes duke shkaktuar të qeshura.
“Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para”, tha Daku.
View this post on Instagram
“Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh”, u shpreh Muja ndër të tjera.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...